Zinxhiri i ngjarjeve kriminale të babë e bir/ 60-vjeçari i plagosur në atentatin në Mamurras i dënuar për vrasjen e…

0
28
atentat

Myslim Lika, 60-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në një atentat në Mamurras, nga persona ende të paidentifikuar rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penal dhe madje ka qenë edhe në burg.

Ndërsa djali i tij Ilir Xhepaj (Lika) përveç përfshirjes në krimin e dyfishtë në Kurbin, ku mbetën të vrarë dy biznesmenë, rezulton të jetë edhe autor i një plagosje në qytetin e Laçit, thanë burime të Panorama.

Mësohet se në 15 maj të vitit 2020, Ilir Xhepaj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 33-vjeçarit Zef Marku, i cili ka shpëtuar për mrekulli.

Sakaq, Myslim Lika, nuk është një person i panjohur në botën e krimit.

Burimet thanë se 60-vjeçari ka qenë i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Konkretisht në vitin 2000, në muajin prill, Lika ka qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi Gëzim Çelikun, bashkëpronari i firmës “Friul Alba” dhe administratorin italian Luciano Bortolusi. Gëzim Çeliku ka mbetur i vdekur në vend ndërsa Bortolusi është plagosur në këtë ngjarje.

Burimi: Panorama.al

Lini një përgjigje