29.7 C
Albania
Mon, 21 June, 2021

“Zgjedhjet janë farsë”, tërhiqet nga gara një nga kandidatët për kreun e PD-së

Pak orë para skadimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave për garën e vlefshme për zgjedhjet e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, një nga emrat e përfolur si kandidat, Lisandër Hoxha është tërhequr nga procesi.

REAGIMI I LISANDER HOXHES:

Te dashur miq, ju falenderoj perzemersisht per mesazhet dhe urimet tuaja inkurajuese pas daljes ne media te lajmit sa i takon kandidimit tim per Kryetar te Partise Demokratike!

E kam menduar vertet gjate kete mundesi, duke patur parasysh idene time se vetem te rinjte kane mundesine te ringrene PD ne kuotat e fitores. Jam menduar mbi ato qe sot po i ndodhin te rinjve ne mbare vendin duke e kthyer Shqiperine ne Sirine e Europes, ku per çdo 100 te rinj, 80 duan te largohen.

Kam degjuar per 8 vite shqetesimet e prodhuara nga nje qeveri qe i ka braktisur shqiptaret dhe kam pare me sy dhunen ndaj lirive, prones dhe dinjitetit njerezor per çdo kategori te shoqerise sone.

25 Prilli ishte nje mundesi e arte per te çliruar vendin nga mafia me kollare, e cila po grabit edhe djersen ne ballin e çdo qytetari te Republikes se Shqiperise.

Ne gare do futesha nese çdo anetar i PD do kishte te drejte vote dhe nese gara nuk do te kontrollohej nga nje komision i njeanshem dhe nje rregullore antidemokratike. Per keto arsye sot kam zgjedhur te mos e dorezoj aplikimin tim per Kryetar te PD.

Kjo pasi nuk dua te legjitimoj nje farse, e cila e ben Partine Demokratike me te vogel, humbese dhe te shkeputur nga realiteti.

Per keto arsye Hoxha thote se “hartova nje platforme te zgjidhjes se shpejte, e cila bazohet ne disa hapa konkrete se si çmontohet Rilindja dhe mekanizmi i tyre elektoral”. Megjithate ai nuk ka hyre ne gare

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit