31.7 C
Albania
Sun, 20 June, 2021

Zgjedhjet e 25 prillit, Meta: Pjesëmarrja në votime është akt patriotik

Në prag të mbylljes së fushatës elektorale, presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë një thirrje në rrjetet sociale drejtuar qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje parlamentare që do të zhvillohen këtë të diel.

Kreu i shtetit apelon që në këto orë të fundit para se të shkohet në kutitë e votimit të shmanget çdo provokim artificial apo i qëllimshëm që dëmton imazhin e vendit.

Gjithashtu, Ilir Meta kërkon nga Policia e Shtetit dhe administrata që të mos bëhen palë me politikën dhe të tregojnë integritet.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta.

Mbeten vetëm 48 orë, kur me votën tuaj ju do të përcaktoni vullnetin e Sovranit për drejtimin e vendit.

Të gjithë i kanë sytë te Shqipëria, vendi më problematik i rajonit dhe i Europës për zbatimin e standardeve të demokracisë dhe të zgjedhjeve.

Le të manifestojmë me qytetari dhe kulturë demokratike, vullnetin tonë të lirë për zgjedhjen e përfaqësuesve tanë në drejtimin e vendit.

Prandaj , në këto orë të mbetura nga Referendumi historik i 25 Prillit, bëj thirrje, që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që synon të dëmtojë zgjedhjet dhe imazhin e Shqipërisë.

Një thirrje të posaçme, u drejtoj të gjithë forcave të ruajtjes së rendit, Policisë së Shtetit dhe punonjësve të administratës publike, që të tregojnë integritet dhe të ushtrojnë detyrën e tyre duke zbatuar me rigorozitet vetëm ligjin duke mos u bërë palë me politikën.

E ritheksoj, që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme !

Sepse ato janë jo vetëm për 4 vite, por për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Prandaj, të tregojmë qytetari dhe kulturë demokratike në këto zgjedhje sepse ato duhet të jenë një moment bashkimi dhe feste e demokracisë.

Pjesëmarrja e çdo qytetari në zgjedhje është jo vetëm një detyrim qytetar, por edhe një akt i domosdoshëm patriotik.

Me votën tuaj të lirë, ju vendosni për Shqipërinë në Europë!

Ju vendosni për Shqipërinë e shqiptarëve!

Më 25 Prill vendosni Ju! Vendos Sovrani! 🇦🇱

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit