Zgjedhjet e 2021/ Balla në Këshillin Koordinativ të PS Tiranë: I qëndrojmë marrëveshjes me opozitën për Zgjedhoren, listat e hapura nuk janë tabu

0

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka marrë pjesë sot në Këshillin Koordinativ në Tiranë për të diskutuar për zgjedhjet e 2021, përfshirjen e të rinjve dhe thellimin e barazisë gjinore.

Balla tha se PS do i qëndrojë opozitës jo-parlamentare mbi Kodin Zgjedhor dhe do e votojë atë në Kuvend ndërkohë ka kërkuar që mos vijojë me fyerjet për opozitën parlamentare pasi nuk mund të imponojë diskutimet as në Komisione, as në Kuvend.

Ai tha ndër të tjera se listat e hapura ndërkohë nuk janë tabu pasi dihet që shumica e shqiptarëve nuk i duan më listat e hapura, dhe do të ketë një diskutim për ndryshimin e sistemit, por jashtë kësaj marrëveshjeje aktuale.

STATUSI NGA TAULANT BALLA

Duke respektuar një për një masat mbrojtëse anti-covid, vijuam në qarkun Tiranë me Këshillin Koordinativ të Partisë Socialiste me fokus në planin organizativ, në thellimin e barazisë gjinore, përfshirjen e të rinjve dhe në vendosjen e piketave tona strukturore për zgjedhjet e Prill-Majit 2021, ku ne do të marrim besimin për mandatin tonë të tretë qeverisës me kryeministrin Edi Rama.

“Marrëveshja me opozitën jo-parlamentare mbi Kodin Zgjedhor, është një marrëveshje që ka krijuar kushtet pozitive në raport me klimën politike dhe ne do ta votojmë atë në Kuvend.

Marrëveshja është marrëveshje dhe ne do ta respektojmë, duke vlerësuar edhe angazhimin plus mundimin e partnerëve tanë. Partia Socialiste gjithmonë i ka respektuar marrëveshjet, edhe pse kjo ishte një marrëveshje për të mos ndryshuar asgjë nga mënyra e administrimit të zgjedhjeve. Opozita jashtë-parlamentare ndërkohë duhet të heqë dorë nga fyerjet ndaj deputetëve të listave të tyre të mbyllura në Kuvend dhe gjithashtu ta harrojnë se mund t’i imponojnë KUVENDIT se çfarë do diskutohet në seancë, apo në komisione.

Lidhur me propozimet e opozitës parlamentare për sistemin zgjedhor, si kusht për të arritur me ta një mirëkuptim, për të votuar, kjo është temë tjetër. Është fakt që shumica dërrmuese e shqiptarëve as nuk e pëlqejnë marrëveshjen për Kodin dhe as nuk i duan listat e mbyllura.

Hapja e listave për ne nuk është aspak tabu. Prandaj ne do të ulemi me opozitën parlamentare për të diskutuar mbi këtë cështje”, u shpreha gjatë takimit.

Leave a Reply