Vritet 25-vjeçari mes sherrit për të mbrojtur të vëllanë/ 15 vjeçari arrestohet si autor

0
3

Një 25-vjeçar humbi jetën në qytetin e Vlorës si pasojë e një goditje me thikë.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme (18 qershor 2020),  në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-ushqimores”.

Nga hetimet e para mësohet se viktima ishte futur mes sherrit të vëllait të tij dhe G. T. 15-vjeç, dhe ky i fundit e ka goditur me thikë. 

Aleksandër Petanaj (në foto) është dërguar me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetojë plagëve të marra.

“Më datë 18.06.2020, rreth orës 22:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar nga një mjet prerës, shtetasi A. P., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë pak orë më vonë.” – njoftoi policia.

25-vjeçari qëndroi mbi 4 orë në sallën e operacionit, por nuk arriti të shpëtonte. 

Ai ishte goditur me thikë pranë zemrës dhe plagët rezultuar fatale për jetën.

Mëngjesin e sotëm (19 qershor) u arrestua autori i dyshuar i vrasjes, ai është G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.

Leave a Reply