11.5 C
Tiranë
KryefaqjaAktualitetVrasja makabër në Fier/ Rama ngushëllon familjen e 8-vjeçarit: Të jepet dënimi...

Vrasja makabër në Fier/ Rama ngushëllon familjen e 8-vjeçarit: Të jepet dënimi më ekstrem nga drejtësia shqiptare për barbarin!

Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë i shpreh ngushëllimet familjes së të miturit teksa i bën thirrje drejtësisë që të reagojë sa më shpejtë për dënimin e autorit Klodian Çalamanit.

Rama thotë se gjykata duhet të japë dënimin më ekstrem të mundshëm që parashikon ligji shqiptar për vepra të tilla penale.

“Lajmin e ndodhisë tragjike të pasdites së djeshme në Grecalli të Fierit. E gjithë shoqëria është tronditur por mbi të gjitha mbetet e pangushëllueshme për prindërit familjen dhe të afërmit, humbja e vogëlushit Mateo. Nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbjeje në mendjen e zemrën e nënës, babait dhe familjes, por sidoqoftë pritet me padurim nga të gjithë, është verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe identifikimit dhe kapjes nga policia e shtetit, gjendet sot prapa hekurave. Kjo është një nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si dhe profilin e autorit, mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur.

Dhe siç e thashë domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë. Kështu për të vënë pikën e drejtësisë në këtë episode kaq tronditës. Vëllazërisht u shpreh ngushëllimet prindërve dhe familjes. Fjalët në një rast si ky janë krejt të pafuqishme, por fjalët mbeten dhe pjesa tjetër i mbetet drejtësisë që në këtë rast duhet të jetë s hpejtë dhe domosdoshmërisht në lartësinë e nevojës të opinionit publik për venduimi më ekstrem të republikës së Shqipërisë. E pata të pamundur të shkruaj një tekst për këtë ngjarje ndaj e bëra këtë sot sëbashku me ju pak përpara nisjes për vizitën zyrtare në Romë” – tha Rama.

SI NDODHI NGJARJA

8-vjeçari u vra në mënyrë makabre nga fqinji i tij, i cili dyshohet se e ka rrëmbyer të miturin ditën e djeshme. Pas denoncimit të nënës, Florindës, forcat e rendit janë vënë menjëherë në lëvizje, duke nisur hetimet për rastin.

Kamerat e sigurisë në zonë, të cilat janë këqyrur nga hetuesit, kanë zbuluar momentet e fundit të 8-vjeçari, i cili kishte biseduar për disa momente dhe kishte pedaluar në rrugët e lagjes me biçikletën e atij që do të bëhej vrasësi i tij.

Pas këtij momenti, Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e 38-vjeçarit, Klodian Çalamani, i cili sipas burimeve jetonte i vetëm në banesë. Trupi i pajetë i vogëlushit është gjetur i groposur në një nga cepat e banesës së autorit të dyshuar të krimit i mbuluar me baltë.

“Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grup.

Qëndro me ne
14,721FansaPëlqeje
10,458NdjekësitNdjek
Më të lexuarat
Të tjera