22.7 C
Albania
Thu, 5 August, 2021

Vrasja e shqiptarit në Britani/ Publikohen pamjet, si e përplasi 27-vjeçari qëllimisht me makinë (Video)

Këto janë pamjet kamerave të sigurisë të vrasjes së një shqiptari në Britaninë e Madhe. Nga video e publikuar nga mediat britanike, shihet se si i riu përplaset qëllimisht me makinë.

28-vjeçari shqiptar Shkëlzen Taka humbi jetën tragjikisht në këtë ngjarje të ndodhur në 26 dhjetor të vitit të kaluar.

Ai kishte shkuar në qendër masazhesh me një tjetër shqiptar ku fillimisht u konfliktuan më fjalë me 27-vjeçarin britanik.

Tony Green, 27-vjeçari nga Britania nuk njihej me Shkëlzen Takën. BBC shkruan se ishte britaniku i pari që ngacmoi shqiptarët.

Nga pamjet duket e qartë që britaniku hipi në kofanon e makinës së shqiptarit dhe godiste xhamin e përpamë. Më pas u largua dhe hipi në mjetin e tij.

Taka reagoi dhe e ndoqi 27-vjeçarin britanik me një send në dorë ku kërkonte t’i dëmtonte mjetin. Pas disa sekondash, Green ndaloi dhe filloi të lëvizte mbrapsht. Në këtë çast, Taka u ngjit në trotuar dhe ky do të ishte momenti i fundit.

Makina “Skoda” e britanikut eci me shpejtësi dhe përplasi shtyllën e një shenje rrugore, e cila më pas ra mbi Takën duke i shkaktuar dëme të rënda në kokë. Green nuk ka ndaluar për asnjë moment derisa ka shkelur edhe Takën. Pastaj është larguar dhe në të njëjtën ditë autori dogji makinën.

Britaniku mohoi që të ketë prishur provat dhe tha se e kishte futur mjetin gabimisht në marshin mbrapsht. Por të hënën jurisë iu desh vetëm 1 orë për të vendosur që ai po gënjente. Ata e shpallën 27-vjeçarin fajtor për vrasje.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit