21.7 C
Albania
Tue, 18 May, 2021

Vrasja dhe djegia e biznesmenit grek/ Si e tradhtuan kamerat e sigurisë autorin pak orë pas ngjarjes. Familja e viktimës kërkon që 20-vjeçari shqiptar…

“Ne duam që autori të dënohet!”, ky është mesazhi i familjes së biznesmenit Nikos Halaris, i cili u vra nga shqiptari 20-vjeçari, pasi ky i fundit pretendonte se ai i kishte 200 euro borxh.

“Autori i krimit ishte duke punuar në ndërtim tridhjetë metra larg hotelit. Ai i tha viktimës se i kishte para borxh, por viktima nga ana tjetër i tha atij se nuk i kishte borxh asgjë” , tha avokati i familjes së viktimës, Lefteris Gavrilis, por që në fund autori e pranoi krimin e tij.

“Unë e vrava atë. Unë do ju rrëfej aktin tim”.

Me këto fjalë, shqiptari që akuzohet për vrasjen e Nikos Halaris brenda hotelit të tij në Santorini iu përgjigj policisë greke.

Sipas informacionit, shqiptari e pranoi veprimin e tij në polici, duke theksuar se arsyet ishin financiare, por procesii hetimeve është ende në fazën e parë.

Nikos Halaris përshkruhet nga të njohurit dhe miqtë si një “njeri i jashtëzakonshëm”, i cili kurrë nuk kishte krijuar probleme në ishullin e Santorinit. Sipas miqve të tij, në të kaluarën, të huajt ishin përpjekur ta grabisnin.

“Ai ishte i qetë dhe i mirë. Ai nuk e kishte familjen në ishull. Ai ishte vetëm. Të gjithë e pëlqyenin. Ishte një njeri i shkëlqyeshëm”, tha një mik i tij.

Kamerat tradhtuan vrasësin e hotelierit

Kërkimi kamerave të sigurisë së biznesit në Oia bëri që policia e Departamentit të Vrasjeve të gjente vrasësin e hotelierit 69-vjeçar, Nikos Halaris.

Vetë hoteli nuk kishte kamera sigurie, kështu që policia kërkoi pamje vizuale nga bizneset e tjera në të njëjtën zonë. I huaji i ri u regjistrua duke u larguar nga vendi ku ndodhet hoteli i viktimës Nikos Villas, disa minuta para se Departamenti i Zjarrit të njoftohej për zjarrin që shpërtheu në një zonë të vogël pranë pritjes të Premten pasdite dhe çoi në vendndodhjen e pronarit të vdekur.

Dëshmia e shqiptarit:

“Unë punoj në Greqi për të jetuar. Kam ardhur dy herë të punoj dhe t’i dërgoj para nënës dhe tre motrave. Hotelieri më kishte borxh 200 euro. Shkova të enjten në mëngjes për t’i kërkuar paratë. Por ai nuk më dha ato të miat. Ai mori një shishe uiski dhe më sulmoi për të më goditur. I kapa dorën dhe e shtyva dhe pastaj ai ra poshtë. Në këtë moment kuptova se ai ishte i vdekur”, i tha ai policisë.

Më pas shqiptari ka treguar se e ka tërhequr 69-vjeçarin brenda dhe në gjendje shoku e goditi me grushte.

Më pas autori i krimit gjen disa lecka dhe përpiqet t’i pastrojë njollat e gjakut që kishin rënë në dysheme. Pastaj ai tërheq përsëri 69-vjeçarin, në një hapësirë ​​të ngushtë ngjitur me sallën e pritjes, vendos kufomën, e lyen atë me vodka, vendos letra për të ndezur zjarrin dhe më pas zhduket.

Ngjarja

Një nga hotelierët më të njohur të Santorinit u gjet i vdekur të Premten në mëngjes. Ishte shërbimi zjarrfikës, i cili mori një denoncim për rënien e një zjarri në zonën e Oia. Viktima u identifikua si biznesmeni Nikos Halaris, pronar i hotelit “Nikos Villas”.

Rreth orës 9 të mëngjesit, banorët e zonës thirrën zjarrfikësit, pasi panë tym nga brenda hotelit dhe konkretisht nga salla e pritjes. Kur të katër zjarrfikësit mbërritën, ata zbuluan se i vetmi vend ku kishte zjarr ishte në trupin e pronarit 69-vjeçar.

20-vjeçari shqiptar, ka “eliminuar” dhe më pas e ka djegur pronarin, pasi ky i fundit i kishte 200 euro pa i dhënë. Autoritetet greke më pas e arrestuan 20-vjeçarin shqiptar me akuzën e vrasjes dhe djegies së trupit të pronarit të hotelit të njohur.

Burimi: Panorama.al

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,015FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit