30.5 C
Tiranë
HomeSportVlera e klubeve shqiptare/ Tirana më e shtrenjta, Dinamo kalon partizanin në...

Vlera e klubeve shqiptare/ Tirana më e shtrenjta, Dinamo kalon partizanin në renditje

Pas largimit të Jurgen Bardhit, që vlerësohej 350 mijë euro nga “Transfermarkt”, vlera e Partizanit ka rënë nga 4.15 milionë euro në 3.80 milionë euro. Kjo rënie i ka zbritur “demat e kuq” nga vendi i tretë si ekipi më i shtrenjtë në Superiore, në vendin e pestë.

Ekipe më pak të vlerësuara aktualisht në kampionatin shqiptar janë Skënderbeu, Egnatia, Kastrioti, Vllaznia e Kukësi. Edhe klubi i Dinamos, që është ngjitur vetëm këtë sezon në Superiore, vlerësohet më shumë se Partizani me 4 milionë euro. Ndërsa tri ekipet e tjera mbi Partizanin janë Tirana (4.5 milionë euro), Teuta (4.48 milionë euro) dhe Laçi (4 milionë euro). Megjithatë, merkatoja është ende e gjatë dhe Partizani pritet të bëjë edhe disa afrime të tjera që do ta rrisnin edhe më shumë vlerën e klubit.

Pas largimit të Bardhit që ishte dhe lojtari më i shtrenjtë sipas “Transfermarkt”, fronin e ka marrë Stenio Zhunior që vlerësohet 325 mijë euro, po aq sa mbrojtësi i majtë Emiljano Musta. Ndërsa i treti, renditet Herald Marku me 300 mijë euro. Kujtojmë se Partizanit i janë larguar më herët edhe vlera shumë më të mëdha të kartonëve, siç ishin Mala, Çinari, Hasani dhe Jasir Asani.

Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje