Vjero: Hiqet tatim-fitimi për bizneset e vogla, ndihmojmë biznesin në kohë pandemie/ Ja kur hyjnë në fuqi ndryshimet

0
3

Duke nisur nga 1 Janari i vitit 2021 do të zerohet tatimfitimi për bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 14 mln lekë. Qeveria në mbledhjen e së Mërkurës ka miratuar ndryshimet në ligjin ‘Për tatimin mbi të ardhurat’. Në një intervistë me skype për News24, zv.ministrja e financave Vasilika Vjero thotë se përfitues janë 12 mijë tatimpagues. Aktualisht bizneset e vogla nga 0 deri në 5 miliona lekë kanë zero tatimfitim ndërsa nga 5 në 14 milion lekë paguajnë tatimfitimin prej 5%. Më ndryshimet e bëra bizneset e vogla clirohen nga kjo taksë.

“Kjo kategori e tatimpaguesve me një qarkullim 5-14 mln lek të mos paguaj tatim fitim pra  norma e tyre tashmë të jetë zero nga ajo cka ajo më përpara ka qënë e vendosur me legjilsacionin përkatës. Është një numër tatimpaguesish rreth 12 mijë të cilët do të përfitojnë.”

Me ndryshimet e miratuara qeveria ka rritur pragun edhe për tvsh-në. Kështu bizneset me të ardhura deri në 10 milionë lekë nuk do të pagujanë tatimin mbi vlerën e shtuar.

“Niveli i regjistrimit në tatimin mbi vlerën e shtuar do pësoj një ndryshim dhe nuk do jetë më 2 mln por 10 mln, pra ka një kapërcim edhe mbi atë që FMN ka propozuar të cilët prej vitesh kanë propozuar dhe këshilluar qeverinë shqiptare që niveli të ishte 8 mln lek ndërkohë që me propozimet e qeverisë shqiptare ky nivel do të jetë 10 mln lek.”

Këto dy lehtësira që janë marrë në kohë pandemie sipas zv ministres se financave Vasilika Vjero pritet të mbështesin biznesin e vogël për tu rimëkëmbur, edhe pse disa javë më parë Fondi Monetarë Ndërkombëtar deklaroi se heqja e TVSH-së dhe e tatimit mbi fitimin për biznesin e vogël do të gërryejnë bazën tatimore si dhe do të reduktojnë të ardhurat në buxhet.

“Kjo është një masë e përkohshme e cila njihet si një masë fiskale dhe në shumë vënde të tjera për ti dhënë më shumë fuqizim biznesve të vogla dhe të mesme ne e dimë që ky nuk është vit I vështirë viti tjetër nuk do të jetë një vit I lehtë pikërisht përjashtimi nga këto dy tatime mendojme që do ti ndihmojë në fuqizimin e tyre drejt normalitet por dhe në shëndoshjen ekonomike të tyre.”

Një vendim tjetër i marr nga qeveria është edhe shtyrja për herë të katërt e procesit të fiskalizimit. Kështu për transaksionet ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021. Për transaksionet ndërmjet biznesve, efektet e ligjit fillojnë më 1 korrik te vitit te ardhshem, kurse per transaksionet mes bizneseve dhe qytetareve faturat elektronike do te leshohen nga 1 shtatori i 2021.

Leave a Reply