Vizita e ministrit të Jashtëm grek pritet me protesta/ PDIU përplaset me Policinë para selisë së diplomacisë shqiptare

0
12

Vizita zyrtare e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Tiranë është shoqëruar me protesta.

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka zhvilluar sot një tubim para Ministrisë së Jashtme.

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi dhe përkrahësit e PDIU-së janë përplasur me forcat e rendit, të cilët nuk i kanë lejuar të afrohen pranë portave të Ministrisë së Jashtme.

Protesta e PDIU zhvillohet me moton: ‘“Mos prek Shqipërinë”,  “Mos harro Çamërinë”’

Më këtë tubim PDIU thekson se qëllimi i saj është për zgjidhjen e çështjen Çame, heqjen e ligjit të luftës si dhe për çështjen e detit.

Për PDIU 12 miljet detare shqiptare që kërkon të marrë në detin Jon, Greqia i ka në Prevezë.

Leave a Reply