12.5 C
Tiranë
HomePolitikeVizita e kryeministrit holandez/ Rama tregon çfarë biseduan: Të gjithë janë gati...

Vizita e kryeministrit holandez/ Rama tregon çfarë biseduan: Të gjithë janë gati për konferencën ndërqeveritare, por…

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur konferencën e përbashkët me kryeministrin holandez Rutte.

Në fjalën e tij Rama është shprehur se ndër të tjera me homologun e tij holandez ka diskutuar edhe për çështjen e hapjes së negociateve të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshëm për Shqipërinë dhe thirrejn e konferencës ndërqeveritare. Impakti i Holanës në Shqipëri rritet vit pas viti, nga një anë nga projektet që marrim nga qeveria holandeze nga ana tjetër për arsye për rritje të pranisë së biznesit holandez në Shqipëri. Dhe përveç këtyre turistëve holandez. Kemi një rritje të këtyre turistëve dhe ne jëmi shumë të kënaqur për këtë.

Kemi folur me kryeministrin holandez për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe krimit të organizuar dhe jemi të bindur që progresi i bërë do të rritet dhe prej kësaj do të përfitojnë të dyja palët.


Kemi folur edhe për mundësinë dhe këtë unë e kam kërkuar nga kryeministrit që Holanda të mbështes një përafrim më të shpejt të univeristetet ashtu sic kemi folur edhe për një qasje më të hapur ndaj të rinjve në zonat ruarale për t’i përfshirë ata në sipërrmarjen në fshat.


Kemi folur edhe për momentin ku jemi. E dimë shumë mirë që të gjithë janë gati, si BE për konferencën e parë ndërqeveritate me Shqipërine dhe me Maqedoninë e Veriut por duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë. “- tha Rama.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,544FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment