VIDEO/Voltana Ademi përplaset me IKMT dhe pengon shembjet në Velipojë: Më kanë përdorur emrin, s’do hyj unë në burg për mosveprimin e policisë

0
41

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi është përplasur me punonjësit e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, pas nisjes së shembjes së objekteve përgjatë vijës bregdetare të Velipojës. IKMT ka vijuar edhe sot shembjet, ndërsa Ademi iu ka kërkuar urdhërin për të vepruar. Ajo thotë se i ka lejuar ndërtimet në këtë zonë, por edhe i ka proceduar shumë prej tyre. Ademi iu tha inspektorëve se duhet që të mos vazhdojnë me shembjet pasi duhet një urdhër i posaçëm, që sipas saj, IKMT nuk e ka.

Voltana Ademi: Unë dje kam marrë një telefonatë nga Ministria e Mjedisit. Ndërkohë që po hyja në takim jam njoftuar se kishin filluar tërrethonin objektin duke përdorur emrin e Bashkisë Shkodër. Sigurisht Bashkia Shkodër bën fjalë për prcoedura të ndejkura para disa vitesh që kanë ndjekur një rrjedhë logjike dhe gjyqësore. Ja kemi vënë në dispozicion se nuk kemi asgjë të fshehim por kemi diskutuar kur ishte ministri dhe të gjithë përfaqësuesit këtu që ndoshta ishte momenti për të vlerësuar të gjitha objektet në bregdet që ishin stacione plazhi dhe shërbime. Duhet të keni në konsideratë se policia e shtetit, në momentin që i lejon duhet të marrë përgjegjësinë për ti dalë përballë 2 njerëzve.

Bashkia Shkodër, kur ka nisur ndërtimi ka ndërhyrë më 2018, siç ka ndërhyrë edhe në 2016, 2015. Në momentin që janë vënë të gjithë në dijeni, kemi kërkuar nga ministri i Brendshëm procedura. Unë i kam thënë se i kemi proceduar të gjithë. Unë kërkova që nëse prishen, të prishen të gjithë, jo disa. Edhe të mos prishen sot, nga verifikimi i kam thënë edhe ministrit, që policia të veprojë. Këtë s’mund t’ja hidhni bashkisë Shkodër, se s’mund të futem unë në burg se nuk vepron policia. Ky ka qenë diskutimi me ministrin e Brendshëm.

Leave a Reply