12.5 C
Tiranë
HomeShowBizzShowBiz ShqiptarVIDEO/ Probleme me operacionet plastike! Themeluesja e Anabel Media, Dalina Buzi fluturon...

VIDEO/ Probleme me operacionet plastike! Themeluesja e Anabel Media, Dalina Buzi fluturon drejt Vjenës

Themeluesja e Anabel Media, Dalina Buzi iu është nënshtruar një operacioni në gjoks në Vjenë. Ajo ka ndarë një video teksa shihet e shtrirë në krevatin e spitalit në Vjenë. Dalina ka zbuluar se para 10 vitesh ka bërë një operacion për ndërhyrje në gjoks në Shqipëri mirëpo impiantet e vendosura nuk janë përshtatur me trupin e saj.

E sapo dalur nga operacioni në Vjenë Buzi tregon se tashmë ndihet mirë dhe e lumtur me trupin pasi hoqi impiantet që sipas saj nuk ia mbante trupi. Dalina këshillon vajzat që të mos kryejnë operacione plastike mirëpo nëse do të bëjnë të tilla të bëjnë kujdes me përzgjedhjen e kirurgëve.

‘Doja të ndaja me ju diçka. Në Vjenë nuk erdha për pushime por për të bërë pushime, por për të bërë një ndërhyrje dhe për të shpëtuar nga një problem taksirati 10-vjeçar që kam pasur në trupin tim. Unë jam karakterizuar si një goc me gjoks të bëshëm, mbas lindjes së Elenës në 2012 në shtatzani mora shumë peshë, mbi 80 kile dhe më duhej të kthehesha në punë. Falë crosfit, dhe dietës shkova në 58 kile. Rashë shumë dhe kisha një hapësirë shumë të madhe në gjoks. Nuk ishte një pamje interesante. Duke qënë se kam akses te çdo klinikë kirurgjikale u tundova që ta mbushja gjoksin dhe të rikthehesha siç isha.

Nuk doja të kthehesha te 4 se ka probleme gjoksi madh. I kërkova kirurgut që të mos kthehesha në masën time, por ai më më tha se trupi kërkon të rikthehet siç ishte. Vura impiante, të cilat trupi im nuk i pranoi kurrë. Gjoksi pati shumë probleme, pavarësisht se te BB dhe te eventet dukesha mirë. Impiantet ishin shumë të rënda, u bë problem për kurrizin tim. Vendosa sapo të mbaroj xhirimet do shkoj ta operoj. Zgjodha Vjenën. Tani jam më mirë, për marshallah. Duhet të kemi shumë kujdes me zgjedhjen e kirurgëve. Lexoni shumë dhe mundohuni të bëni sa më pak operacione plastike’– është shprehur ajo në video.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,544FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment