VIDEO/PD sulon Veliajn: I lidhur me pastrimin e parave të Ndraghetas, SPAK të mos bëjë shurdhin dhe qorrin…

0
4

Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses së saj Ina Zhupa ka sulmuar sot Erion Veliaj duke e akuzuar si të lidhur me pastrimin e parave nga organizata mafioze Ndragheta në Tiranë nëpërmjet firmës së pastrimit të kryeqytetit shqiptar, Eco Tirana.

Zhupa deklaroi se: ortakët e Veliajt dhe Ramës janë vënë nën akuzë për pastrimin e parave të mafias italiane dhe se SPAK nuk duhet të bëjë sikur nuk dëgjon e nuk sheh.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Ina Zhupa:

Bashkia e Tiranës mund të jetë përdorur për të pastruar paratë e një prej klaneve më të rrezikshme mafioze italiane, përmes kompanisë së krijuar nga Erion Veliaj, Eco Tiarana.

Ortakët italianë të kompanisë, miq të Erion Veliajt dhe Edi Ramës, janë vendosur sot nën akuzë për pastrimin e parave të mafias italiane.

Ata kanë përdorur për këtë aktivitet kriminal kompaninë publike të pastrimit të Veronës, Amia, e cila është ortake me 49 përqind të aksioneve në kompaninë e pastrimit të Tiranës, Eco Tirana.

Kjo kompani u propagandua me shumë bujë si kompania që jo vetëm do ta bënte Tiranën qytetin më të pastër në rajon, por ishte pjesë e projektit të madh për diferencimin e mbetjeve që në burim dhe grumbullimin e tyre.

Ky është momenti i firmosjes së marrëveshjes mes Erion Veliajt dhe kryebashkiakut të Veronës, Flavio Tosi 4 vjet më parë. Sipas kësaj marrëveshje me kumbar Edi Ramën, Eco Tirana krijohet sipas modelit të kompanisë publike të pastrimit të Veronës, Amia.

Leave a Reply