VIDEO/Nuk ka fitues në Andaluzi, Sevilla frenon “vrullin” e Barcelonës, Real Madrid ka mundësinë të marrë kryesimin

0
1

SPANJË– Pas tre fitoreve radhazi, Barcelona u ndal në barazim pa gola në transfertën e vështirë andaluziane ndaj Sevillas, duke i dhënë mundësi Realit të Madridit që ta barazojë me pikë, nëse fiton të dielën ndeshjen ndaj Sociedadit.

Në pjesën e parë, katalanasit tentuan me Suarez dhe Messin por pa arritur të thyejnë barrikadën e krijuar nga Sevilla. Në pjesën e dytë iniciativa i takoi Sevillas, që kërcënoi me Ocampos dhe Munir, por Ter Stegen ishte i pakalueshëm.

Nëse Real Madrid fiton do të shkonte në vendin e parë, pasi në dy përballjet direkte madrilenët kanë marrë katër pikë.

Leave a Reply