25.7 C
Albania
Fri, 23 July, 2021

VIDEO EMOCIONUESE/ Mposhti kancerin, vogëlushja lë spitalin duke kërcyer

Një vogëlushe italiane ka fituar betejën me kancerin, ndërsa dalja e saj nga spitali është emocionuese. Në pamjet e publikuara në media, Raffaella sapo lë spitalin shfaqet duke kërcyer.

Dalja nga spitali u filmua nga disa të afërm të vogëlushes, të cilët e mirëpritën atë në hyrje të Nosocomio, së bashku me stafin mjekësor që u kujdes për të.

“Një moment historik shumë i rëndësishëm, i cili, simbolikisht, përfaqëson momentin e përfundimit të terapive onkologjike. Dhe çfarë mënyre më të mirë për të festuar këtë moment të rëndësishëm sesa të vallëzosh në ritmin e muzikës, siç mundet vetëm ajo? Në këtë rrugë të gjatë të trajtimit ne kemi mësuar të njohim dhe duam gëzimin e saj të jashtëzakonshëm dhe gjallërinë e saj. Ti je një forcë e natyrës,” thanë mjekët të emocionuar.

Dëshira për të jetuar e ka mbajtur gjallë vajzën e vogël e cila prej muajsh luftonte me sëmundjen e rëndë. E ndërsa videot e saj duke kërkcyer insipiruan shumë njerëz, më në fund e vogla mund t’i rikthehet jetës.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit