9 C
Albania
Wed, 14 April, 2021

Vetëhidhet nga dritarja pacienti 60-vjeçar me COVID-19/ Kishte 10 ditë në spital! Policia ka marrë në pyetje…

Personi që i dha fund jetës duke u hedhur nga spitali Covid 2 është një 60-vjeçar nga Rrësheni dhe kishte 10 ditë që po kurohej në këtë spital pasi ishte infektuar me koronavirus.

Sipas News24, 60-vjeçari ishte në gjendje të rënduar në terapi intesive dhe kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Mësohet se 60-vjeç është hedhur nga dritarja e dhomës së tij.

Policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur ngjarjen.

Kujtojmë se në total 5 pacientë janë hedhur nga spitalet brenda pak muajsh, 4 prej të cilëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Burimi: Panorama.al

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,984FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit