Veliaj kërcënon kompanitë e autobusëve: Nisni punën ose u heq licencën

0
7

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kërcënuar kompanitë e transportit publik urban në kryeqytet, duke u bërë presion se do u heqë licencën nëse nuk nisin punën.

‘Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve. Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë, edhe unë dua të vazhdoj një diskutim me ministrinë sepse duhen subvencionuar studentët, duhen subvencionuar personat me aftësi të kufizuara, duhen subvencionuar veteranët; por, ky diskutim mund të vazhdojë fare mirë duke nisur punë’, tha Veliaj.

Pas fjalëve të bukura, Veliaj më pas ka kërcënuar me heqje licence kompanive të transportit urban në Tiranë. 

‘Kush i vë në dyshim këto që po them, le të kthehet te Astiri ose te Teatri dhe të shohin a e mbajmë apo jo. Ne jemi qytetarë sepse zgjedhim të flasim si qytetarë dhe të sillemi si qytetarë.

Por, kur dikush bllokon rrugën dy vjet, kur dikush bllokon teatrin dhe e zapton tre vjet, kur dikush thotë: ‘Nuk dua ta nxjerr autobusin’, ndërkohë që kërkesat i plotësohen 100%, kjo është të mbash qytetin peng. Këtë qytet nuk e ka mbajtur sot peng askush në këto 5 vite dhe kjo është arsyeja pse ky është paralajmërimi i fundit.

Nëse operatorët nuk dalin, fare mirë humbasin licencën, e cila do të hidhet në treg dhe vjen e merr një operator tjetër’, kërcënoi Erion Veliaj, pronarët e linjave urbane.

Leave a Reply