22.7 C
Albania
Thu, 5 August, 2021

Vazhdon beteja gjyqësore Jolie-Pitt/ Fëmijët duan të dëshmojnë kundër Brad Pitt

Angelina Jolie dhe Brad Pitt, kanë nisur që nga viti 2019, një betejë të ashpër gjyqësore në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Avokatët e Jolie, paraqitën një dokument në dhjetor të 2020-ës, ku thuhej se tre nga gjashtë fëmijët e saj me Pitt, donin të dëshmonin kundër tij gjatë procedurave. Fëmijët e tyre janë Maddox, 19, Pax, 17, Zahara, 16, Shiloh, 15 dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12.

“Fëmijët, kujdestaria e të cilëve është në diskutim janë mjaft të rritur për të kuptuar se çfarë po ndodh”, lexon dokumenti i marrë nga Us Weekly. “Gjyqi do të ndikojë domosdoshmërisht tek ta emocionalisht. Tre nga fëmijët kanë kërkuar të dëshmojnë.”

Dokumenti u paraqit si pjesë e përpjekjes së vazhdueshme të Jolie për të larguar gjyqtarin John Ouderkerk nga çështja, për shkak të lidhjeve të tij të pretenduara me ekipin ligjor të Pitt. Avokatët e aktorit argumentuan se fëmijët as që duhej të ishin vendosur në pozitë që të dëshironin të dëshmonin.

Maddox, i cili është 19 vjeç, pra nuk është i mitur, dëshmoi kundër babait të tij në mars.

Ai nuk e përdorë ‘Pitt’ si mbiemrin e tij në dokumentet që nuk janë të ligjshme dhe në vend të atij përdor Jolie. Maddox dëshiron të ndryshojë ligjërisht mbiemrin e në Jolie, gjë të cilën Angelina ka thënë se nuk e mbështet. 

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit