Vasili për formulën e re të KQZ-së: Mund të ishte akoma më kërkuese nga ana e opozitës por…

0

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, sikurse edhe aleati i tij opozitar Oerd Bylykbashi ka theksuar se në formulën e propozuar nga opozita për KQZ-në, në tryezën e Këshillit Politik është përdorur i njëjti mekanizëm si në Reformën në Drejtësi.

Vasili u shpreh se i gjithë propozimi i opozitës respekton frymën e dakordësisë, depolitizimit dhe njëherazi garanton ekuilibër në marrjen e vendimeve, por asesi nuk garanton pronësi.

Gjithashtu opozitari u shpreh se propozimi mund të ishte akoma edhe më kërkues nga ana e opozitës, por është evituar çdo mundësi për të shmangur dakordësinë.

“Formula e re bazohet në dy rrugë:

I ngjashëm me mekanizimin që u ndërtuan institucionet e reformës në drejtësi dhe mazhoranca që pranoi një formulë si reforma në drejtësi, nuk pranon për KQZ ku të gjitha garancitë aktuale të kodit, riprodhohen sic janë.

Ruhet mazhoranca 3 me 2 në favor të PS dhe nuk ruhet 5-0 në favor të PS. Në tërësinë e saj i gjithë propozimi ynë respekton frymën e dakordësisë, depolitizimit dhe njëherazi garanton ekuilibër në marrjen e vendimeve dhe jo pronësi. Opozita ka zero privilegje.

Mund të ishte një propozim akoma më kërkues nga ana e opozitës, por evituam çdo mundësi për të shmangur këtë dakordësi”, tha Vasili.

Leave a Reply