Vapa përvëluese “pushton” Shqipërinë, ja sa do të shkojnë temperaturat ditët në vijim

0
3

Në ditët në vazhdim do të jetë një vapë përvëluese. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se moti do të jetë i përshtatshëm për të bërë plazh, ndërsa në zonat malore nuk përjashtohen rrebeshet.

Njoftimi:

Ja ku u afruam në fund të këtij muaji me shumë ndryshime ditë pas dite.

Për të gjithë ju që do të nisni pushimet këtë javë pranë detit, ju presin orë të gjata plot diell, ndërsa ju që preferoni shëtitje në mal në formë të izoluar gjatë orëve më të nxehta do të shfaqet shiu si në tabelë.

Mesdheu do të përfshihet nga një valë të nxehti Afrikan që do të sjellë me vete temperatura të larta dhe zagushi. Era do të mbizotërojë veriperëndim dhe jugperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.

Leave a Reply