20.7 C
Albania
Tue, 18 May, 2021

Vaksina e parë për coronavirus fillohet nga një 90-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar

Një grua 90-vjeçare nga Irlanda e Veriut është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën e Pfizer/BioNTech për COVID-19 – duke shënuar fillimin e programit të vaksinimit masiv në Mbretëri të Bashkuar.

Sipas BBC, ka qenë Margaret Keenan, nga Enniskillen, tha se ndihej “aq e privilegjuar” për të marrë vaksinën në Spitalin Universitar, Coventry.

Siç bëhet e ditur më tej, Qendrat në Mbretërinë e Bashkuar do të vaksinojnë fillimisht ata mbi 80 vjeç dhe disa personel shëndetësor.

Ndryshe, njerëzit e parë në Mbretërinë e Bashkuar do të marrin një vaksinë për coronavirus në atë që është quajtur “Dita e V”, pasi fillon një program i vaksinimit masiv.

Programi synon të mbrojë më të prekshmit dhe të kthejë jetën në normalitet.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka thënë tha se tani ka “dritë në fund të tunelit”.

“… një moment kyç në luftën tonë kundër kësaj sëmundje të tmerrshme”, ka thënë ai.

Ndërsa kryeministri Boris Johnson tha: “Sot shënojmë një hap të madh përpara në luftën e Mbretërisë së Bashkuar kundër coronavirusit”

Burimi: Telegrafi

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,015FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit