Vajza e Xhevdet Ferrit dedikim prekës për të atin/ “Nuk më mësove të jetoj pa prezencën tënde”

0

Kanë kaluar pesë muaj nga ndarja prej jetës së aktorit të madh Xhevdet Ferrit. E bija Bora ka bërë së fundmi një dedikim prekës në rrjetet sociale duke postuar një foto krah prindërve.

Bora shkruan se nuk është mësuar të jetojë pa prezencën e të atit dhe me batutë shton se ai do acarohej shumë nëse do shikonte gjithë këto foto të tij.

Sa i bukur ke qenë mo papi. O bo booo kushedi sa do acaroheshe me mua megjithë këto fotot e tua që të kam ndarë në këto 5 muaj të shkuar.

Por me thënë të drejtën po bëj si çfarë të mundem, sepse në të gjithë leksionet që më ke dhënë në jetë (edhe me ato ozmoze) nuk më ke mësuar si të jetoj pa prezencën tënde). Ja psh edhe në këtë koment do të kishe thënë “Bora je bërë patetike”, shkruan ajo.

Leave a Reply