Ushtrime gjimnastikore anti-plakje për fytyrën

0
6

Një fytyrë ruhet e freskët edhe falë praktikimit të përditshëm të një gjimnastike të fytyrës, mbasi të keni vënë kremin e zakonshëm të natës apo të ditës.

Ja disa ushtrime praktike fytyre për zona të fytyrës, për të cilat nganjëherë nuk mendohet:

Ushtrime për mollëzat: Me gishtat tregues të të dyja duarve të vendosura horizontalisht, ngrini faqet drejt mollëzave dhe mbështetini me gishta poshtë syve, duke ushtruar një presion të lehtë poshtë. Shqiptoni një O të madhe, duke ngjitur buzën e sipërme me dhëmbët.

Ushtrime të dyfishta për mjekrën: Me majën e gjuhës të mbështetur mbi harkun e poshtëm të dhëmbëve, shtyni fort drejt pjesës së jashtme të gojës. Hapeni gojën sa më shumë që të jetë e mundur dhe mbylleni shumë ngadalë. Bëni sikur po përtypni një çamçakëz me lëvizje shumë të mëdha duke, u përpjekur të lëvizni të gjithë fytyrën.

Ushtrime për buzët: Shqiptoni me lëvizje të mëdha e të ngadalta O dhe A. Mbyllni gojën në formë zemre dhe përpiquni të bëni me buzët lëvizje rrotulluese nga e djathta e pastaj nga e majta.
Bëjini buzët sikur po doni të jepni një puthje dhe përpiquni t’i mbani jashtë, ndërsa me mollëzat e gishtave përpiquni t’i shtyni brenda.
Mbusheni gojën me ajër dhe mbani frymën me buzë të mbyllura për disa sekonda, pastaj lëshojeni frymën ngadalë.

Leave a Reply