Ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit/ Një humbje jete dhe 82 të prekur me COVID 19

0
3

Pas disa ditësh me disa humbje jete brenda 24 orëve, sot ministria e Shëndetësisë raportoi se vetëm një pacient nuk ia doli të fitonte luftën me COVID-in. Në 24 orët e fundit është rritur numri i të shtruarve te Infektivi dhe Sanatoriumi, 13 më shumë se ditën e djeshme. Ditën e sotme asnjë i shëruar.

loading...

Në 24 orët e fundit kanë humbur betejen me koronavirusin një 69 vjeçare nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë. Gjithashtu në 24 orë janë kryer 331 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Sugjerime
loading...

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.

Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.

“I drejtohemi me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të respektojnë masat e vendosura. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 por që janë në kushte shtëpie, të respektojnë karantinimin e detyrueshëm, si dhe kushdo që është i dyshuar, duhet të qëndrojë i izoluar dhe të telefonojë 127 nëse ka shenja të sëmundjes”, thuhet në apelin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon edhe përfshirjen e institucioneve jo-publike për rritjen e kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet për fillimin e testimeve serologjike edhe në strukturat jo-publike, me kushtin që të jenë të validuara.

Vetëm testet serologjike të aprovuara nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen për sa i takon validimit dhe performancës nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkohë do te vijojë kryerja e testeve serologjike për personelin shëndetësor, dhe një kampionim i popullatës do të kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik.

COVID-19 – Statistika (19 Korrik 2020)

Testime totale 35438

Raste pozitive 4090

Raste të shëruara 2311

Raste Aktive 1667

Humbje jete 112 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 787

Durrës 210

Shkodër 196

Vlorë 104

Lezhë 91

Korçë 58

Kukës 50

Elbasan 47

Fier 40

Berat 38

Dibër 26

Gjirokastër 20

loading...

Leave a Reply