29.7 C
Albania
Mon, 21 June, 2021

U la jashtë listave për deputet/ Ditmir Bushati: Në PS janë të strehuar ekzekutorët e gjakderdhjes së këtij vendi! I shqetësuar për…

Ndërsa është lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thekson se tre janë elementët kryesor që duhet të ketë Partia Socialiste.

Ai thotë se shqetësimi kryesor i tij ka qenë me njerëzit që përfitojnë nga të gjitha pushtetet duke blerë vota sa në njërën parti në tjetrën.

Bushati: Planet e mia janë ato që i kam bërë publike, dua të vazhdoj të kontribuoj në politikë. Dua të punoj për një PS, e cila ka në qendër të vëmendjes këto shqetësime që ngre unë, që kujdeset për interesin publik, që kujdeset për mirëqenien. Për një PS që është partia e intelektit, e komuniteteve, për parti që punon vërtetë për një ekonomi tregu dhe jo për një shoqëri tregu.

Këto janë ato shtyllat kryesore, që e mbajnë një familje politike së bashku. Tre janë elementet kryesorë: organizimi, boshti i vlerave programatike dhe rregullat e bashkëjetesës. Kemi parë për fat të keq këto vite, qoftë në PS, deformime të këtyre elementeve. Me keqardhje kam konstatuar dhe identifikuar, si dhe ndarë shqetësimet e mia në forumet e PS por edhe jashtë saj. Për mua, identiteti politik është çështje themelore sepse kjo e bën të dallueshme politikën nga tregu, politikën nga supermarketet.

Njerëzit duhet të dinë për çfarë votojnë, votojnë për një parti me një program të caktuar, një ekip që është i gatshëm të marrë në dorë fatet e vendit dhe një lider në krye të këtij ekipi. Njerëzit mund të ndryshojnë pikëpamjet por jo idealet.  Shqetësimi im kryesor ka qenë dhe mbetet me njerëz që e kanë krijuar karrierën politike në PD, duke blerë vota, më pas kanë shkuar në LSI, duke blerë vota, dhe sot i ofrohen PS, për të blerë vota.

Apo njerëz që e kanë nisur në Partinë Demokristiane dhe sot janë kandidat të PS. 31 vite nga rënia e regjimit komunist duhet të kemi parti politike më të strukturuar dhe më demokratike.

Ne nuk mundet ta banalizojmë apo zëvendësojmë rolin e aktivistit politik me rolin e një interesaxhiu, që i afrohet një partie thjesht dhe vetëm për të marrë një vend pune. Këtu kthehemi te modeli i partive shtet që e kemi provuar gjatë komunizmit pavarësisht se një sistem totalitar.

Unë do vijoj të bëj thirrje për respektimin e disa standardeve, për integritetin e tyre moral, profesional, dhe jo për të strehuar në listën e PS ata që i konsideroj ekzekutorët e gjakderdhjes financiare të këtij vendi. Një foshnje që lind në maternitet kudo në Shqipëri e fillon jetën me mbi 3 mijë euro borxh. Mendoj se përmes vetëkorrigjimit, PS do të ishte dhe do të jetë edhe më e fortë.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit