U fotografua duke bërë shoping në SHBA/ Reagon Rama: Ishim në karantinë, po blija në një dyqan…

0
52
bojera

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ku ai është fotografuar në Nju Jork duke bërë shopping, teksa kishte shkuar për të takuar prodhuesit e vaksinës kundër Covid-19.

Rama theksoi se të blesh në një dyqan jashtë shtetit nuk është krim, por tha se në rastin konktret, ai ishte duke parë në një kancelari për bojëra.

“Meqë më keni parë duke bërë pazar, në Amerikë shkuam në Nju Jork tre ditë para takimit se rregulli i shtetit të Nju Jorkut është karantinimi tre ditë para se sa të dalësh e të bësh ca ke për të bërë atje.

Me mirëkuptimin e tyre s’kemi qenë komplet të burgosur në hotel, por smë keni parë mua as te Gucci as te Cuci, më kanë bërë një foto në një dyqan bojrash, kancelarie, po ta shikoni është kancelari, e sa për dijeni edhe sikur të isha në një dyqan tjetër, s’do ishte ndonjë krim, por që ta dish me këtë rast, unë kur shkoj jashtë nëse ndonjëherë blej, marr bojëra”, tha Rama.

Burimi: Panorama.al

Lini një përgjigje