12.5 C
Tiranë
HomeAktualitetU dogj poshtë urës së Lanës në Tiranë, mjekët u përballën me...

U dogj poshtë urës së Lanës në Tiranë, mjekët u përballën me skenën e rëndë në vendngjarje

Personi që humbi jetën nga zjarri natën e sotme, ishte karbonizuar thuajse plotësisht. Viktima dyshohet të jetë endacak dhe zjarri mendohet se e ka përfshirë aksidentalisht.

Paraprakisht thuhet se endacaku kishte ndezur një zjarr poshtë urës pranë Ministrisë së Jashtme dhe ndoshta nga pakujdesia është përfshirë nga flakët.

Mjekët janë përballur me një skenë të rëndë në vendin e ngjarjes ku burri ishte thuajse plotësisht i djegur.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar policinë.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,544FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment