9 C
Albania
Wed, 14 April, 2021

U divorcua nga gruaja kohë më parë, gjendet i djegur në shtëpi 54-vjeçari. Dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, pasi një 54-vjeçar është gjetur i vdekur brenda në shtëpinë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë varrezave të dëshmorëve në lagjen nr.1, ku viktima jetonte me qira.

“Panorama” mëson se Stefan Kosta, jetonte i vetëm në banesë, pasi ishte divorcuar nga gruaja disa vite më parë.

Paraprakisht dyshohet se në gjendje të dehur i ka venë zjarrin banesës. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

Burimi: Panorama.al

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,984FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit