U deshën 8 vite për ta ndërtuar, shtëpia më e madhe në botë del në shitje

0
34

Shtëpia më e madhe në botë është në shitje pas gati një dekade në ndërtim.Rezidenca gjigante 105,000 metra katrorë, në lagjen e Los Angeles të Bel-Air, është nxjerrë në shitje me një çmim prej 340 milion dollarë.Rezidenca me 21 dhoma gjumi dhe 42 tualete nuk është vetëm shtëpia më e madhe në tokë, por çmimi e bën gjithashtu pronën më të kushtueshme personale për të dalë në treg në historinë amerikane.Ndërtesa e quajtur ‘The One’ , u desh tetë vjet për t’u ndërtuar dhe kërkoi fuqi punëtore të më shumë se 600 punëtorëve, shkruan Daly Mail.

Fotografitë e reja të paraqitura në Architectual Diges japin një pamje në shtëpinë e përfunduar së fundmi, e cila ishte projektuar nga arkitekti Paul McLean dhe zbukuruar nga projektuesi i brendshëm Kathryn Rotondi.

Dyshja u regjistrua për të krijuar “kështjellën” bashkëkohore nga prodhuesi i filmit Nile Niami, i cili zotëron pesë hektarë tokë në të cilën është vendosur banesa.Shtëpia ka një garazh për 30 makina, pesë pishina, si dhe një teatër me 30 vende.

Pjesa më tërheqëse e pronës është pamja e saj 360 gradë, që shtrihet deri në Oqeanin Paqësor në perëndim dhe Malet San Gabriel në lindje.

Lini një përgjigje