20.5 C
Tiranë
HomeSportTrembet Reali! PSG-ja çon Mbapenë në Angli/ Ja prapaskenat me yllin francez...

Trembet Reali! PSG-ja çon Mbapenë në Angli/ Ja prapaskenat me yllin francez…

Reali duket se është i fiksuar pas yllit të Parisit, Kilian Mbape. Në Madrid nuk duan ta pranojnë dështimin e transferimit të francezit në verë, teksa Paris SG-ja i mbylli derën në fytyrë klubit të Florentino Perezit.

Ndaj, Reali vazhdon të ngulmojë çdo ditë me manovrat e veta për të joshur sulmuesin e kombëtares franceze që ta lërë Francën dhe verën e ardhshme t’i bashkohet “los blancos”. Kontrata e Kilian Mbapesë me Paris SGnë skadon verën e ardhshme dhe deri më tani Mbape ka qenë i prerë me klubin e tij duke mos pranuar ta rinovojë kontratën. Edhe Mbape e ndien se shumë “gjela në një kotec” vështirë se mund të qëndrojnë.

Pa harruar faktin se ai e ndien veten të mënjanuar në ekip pas ardhjes së Lionel Mesit. Lajmet më të fundit nënvizojnë se në Madrid ndiejnë frikën se Mbape mund të shkojë diku tjetër e jo në “Bernabeu”. Mediat spanjolle të specializuara në merkatin e lojtarëve nënvizojnë se në Madrid kanë nisur të nuhasin se Paris SG-ja mund ta ketë shitur xhevahirin e saj në një klub të Premier Ligës, por pa dhënë një emër konkret. Kujtojmë se interes për të në Premier kanë shfaqur Junajtidi, Siti e Liverpuli. Gjithsesi, në Madrid janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të mos lejuar një gjë të tillë.

Burimi: PANORAMASPORT.AL

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,779FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment