8 C
Albania
Sun, 18 April, 2021

Tre të rinj tentojnë të vjedhin dyqanin, pikasen nga efektivi që po shkonte në punë/ Pas përleshjes fizike, ata i…

Tre persona të pa identifikuar kanë tentuar të vjedhin një dyqan celularësh mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.

Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili po shkonte për të marrë shërbimin.

Punonjës i Policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë

Njoftimi:

Sot rreth orës 06:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, tre persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C.

Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore.

Punonjës i Policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Burimi: Panorama.al

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,969FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit