Transporti publik në protestë: Nuk jemi gati për rikthim në punë më 15 Qershor

0
4

Shoqatat e transportit publik protestuan sot para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë duke deklaruar se në situatën aktuale nuk janë gati për rikthimin në punë me 15 qershor dhe se nëse nuk u plotësohen kërkesat nuk përjashtuan rritjen e çmimit.

Transporti publik është i mbullur që nga 12 marsi, dhe humbja që ka pësuar është shumë e madhe. Kostot e mjeteve dhe mirëmbajtja e tyre ka vënë në vështirësi operatorët e transportit. Përveç planit që ka nxjerrë ministria që do të udhëtojnë me 70 % të kapacitetit dhe se pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska, akoma nuk ka asnjë informacion tjetër se si do të veprojnë. Që nga fillimi i bllokimit të transportit ne kemi kërkuar plotësimin e disa kërkesave, më të rëndësishme janë.

Heqjen e akcizës së naftës pasi është baza për ne dhe është mundësia reale për të na nxjerrë nga kriza që jemi.

Zbritja e pragut në shitje pasi siç e dimë transporti i udhëtarëve e ka në pragun 20 %, që vështirëson situatën e subjekteve dhe ne kemi kërkuar pragun 6 %”, është shprehur përfaqësuesi i transportit publik në një interviste për emisionin “Abc-ja e Mëngjesit”

Ndër të tjera ai është shprehur se paga e luftës është ndihmesë por nuk është zgjidhje për punonjësit e transportit publik, ndërsa operatorët deri më tani nuk kanë asnjë ndihmesë deri më tani.

Ndërkohë përgjegjësi i transportit për zonën e jugut ka theksuar se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen atëherë operatorët do të rrisin çmimin e biletës.

Sigurisht është gjëja e fundit që ne mendojmë për rritjen e biletës, por mos plotësimi i kërkesave tona do të sjellë dhe rritjen e biletës në masën 20-30 %, por është gjëja e fundit në mendjen e operatorëve pasi ne e dimë gjendjen në të cilën janë qytetarët, pasi shërbimi do të jetë i njëjtë”, është shprehur përgjegjësi i transportit publik për zonën e jugut.

Leave a Reply