Trajneri i Kosovës infektohet me Covid-19, pak orë para vëllazërores

0
25

Bernard Challandes është infektuar me COVID-19. Zvicerani 69-vjeçar ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer të martën, një ditë para sfidës, me rezultatin që është marrë këtë mëngjes, duke krijuar jo pak pështjellim.

Gjithsesi miqësorja me Shqipërinë nuk është në rrezik dhe do të zhvillohet sipas programit, në orën 16.00, në “Elbasan Arena”, dhe përfaqësuesja e “Dardanëve” do të drejtohet në stol nga zëvendësi i Challandes, Muharrem Sahiti.

Bashkë me teknikun zvicëran ka rezultuar pozitiv në tamponët e kryer të martën edhe një anëtar i stafit të Kosovës. Gjithsesi, lajmi pozitiv është se të gjithë lojtarët e Kosovës dhe anëtarët e tjerë të delegacionit kanë rezultuar negativë në testet e kryera dhe sipas protokollit shëndetësor të miratuar nga UEFA sfida vijon rregullisht.

Bernard Challandes ashtu si dhe anëtari tjetër i cili ka rezultuar pozitiv, janë vetizoluar sapo janë marrë rezultatet e temponëve.

Leave a Reply