TRAGJIKE! Gjendet e vdekur një nënë me tre fëmijët e saj brenda banesës së tyre

0
11

Policia në Virxhinia thotë se një grua dhe tre fëmijë të vegjël kanë vdekur pas vrasjes nga nëna e tyre, e cila më pas kreu vetëvrasje.

Zyra e Sherifit të Qarkut Smyth tha se autoritetet zbuluan trupat e një gruaje 27-vjeçare, një fëmije 10-vjeçar dhe 3-vjeçar pasi iu përgjigjën një thirrje të premten në mëngjes në Marion, një qytet i vogël në jugperëndim të Virxhinias.

Policia tha se një fëmijë 6-vjeçar u gjet në gjendje kritike. Fëmija u dërgua në një spital dhe më vonë vdiq. Një fëmijë 8-vjeçar “i shpëtoi vendit të ngjarjes”, tha policia.

Policia tha se një hetim paraprak tregon që gruaja vrau fëmijët dhe se nuk ka të dyshuar të tjerë. Policia nuk bëri të ditur menjëherë emrat e gruas dhe fëmijëve.

Burimi: Panorama.al

Leave a Reply