29.5 C
Tiranë
HomeSportTOKIO 2020/ Sekreti i sportistes nga Australia, prezervativi e ndihmoi të fitonte...

TOKIO 2020/ Sekreti i sportistes nga Australia, prezervativi e ndihmoi të fitonte dy medalje

Disa ditë më parë kanoeistja australiane Jessica Fox shpërndau një video në TikTok ku shihej sesi kajaku i saj po riparohej me ndihmën e prezervativave. Në videon e publikuar, shihet një nga anëtarët e saj të ekipit të vendosë një copë karboni, duke e mbështjellur më pas me kondom.

Disa ditë pasi videoja u bë virale në rrjetet sociale, Jessica fitoi medaljen e saj të parë të artë olimpike në sllallomin e kanosë C1 për ferma dhe bronz në finalen e kanosë K1.

“Vë bast se nuk e keni ditur që prezervativët mund të përdoren për riparimin e kajakut, ata kanë elasticitet dhe janë shumë të fortë.” Ishte përshkrimi i Jessica Fox.
Para se të zbarkonte në Tokio, ajo kishte fituar medalje në dy Olimpiadat e fundit. Fillimisht medaljen e argjendë në Lojërat e Londrës në vitin 2012 dhe bronzin në Olimpiadën e Rio 2016.

Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje