Tiramisu me panetone/ Ëmbëlsira e veçantë e tryezës së festave!

0
48
tiramisu

Tiramisuja është ëmbëlsira e çdo feste dhe e çdo periudhe të vitit.

Ka padyshim një nga shijet më të veçanta e të vendosura dhe jo pa qëllim është e preferuara e të gjithëve.

Në morinë e transformimeve që ëmbëlsira e famshme Italiane ka pësuar, ai që do ju tregojmë në këtë artikull është më i thjeshti e më interesanti për periudhën e festave.

Tiramisunë me kekun gjithashtu ikonik të festive të fundvitit panetone Pandora, e kemi bashkuar në një recetë që do ju mahnisë si për nga shija ashtu dhe për nga lehtësia.

Në vetëm disa minuta do ta keni gati për ta shërbyer e në një mënyrë mjaft elegante.

 Përbërësit

200 gr kek Pandora

250 gr djathë maskarpone

200 ml kafe

3 lugë gjelle sheqer

2 vezë

1 pako ekstrakt vanilje

Kakao pluhur

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon që të përgatisni kafen ekspres dhe ta lini të ftohet.

Më pas ndani të verdhat dhe të bardhat e vezëve në dy enë të ndryshme.

Tek ena ku ndodhen të verdhat e vezëve shtoni 25 gr sheqer dhe ektraktin e vaniljes, përzieni me anë të një rrahësi elektrik për 3 minuta.

Kur të keni krijuar një masë kremoze e të trashë, shtoni pak nga pak djathin maskarpone duke vazhduar me përzierjen derisa masa të jetë shumë e kremoze.

Më pas kaloni tek ena ku ndodhen të bardhat e vezëve, shtoni 1 lugë gjelle sheqer dhe përzieni me rrahëset elektrike,por më parë lajeni nga mbetjet e kremit.

Do të formoni si zakonisht masën shkumoze të të bardhave të vezëve të cilën duhet ta shtoni me lugë pak nga pak tek ena ku ndodhet kremi që përgatitët pak më parë.

Më anë të një spatule përzieni me dorë nga lart poshtë të gjithë përbërjen derisa të formoni kremin e mbledhur.

Më pas kaloni tek keku Pandora, prijeni atë në feta të holla deri në 1 cm secila.

Me anë të një formë ose gote me diametër 7-8 cm prisni në mes brumin e kekut dhe pjesën e mbetur priteni me thikë në kubike të vegjël.

Merrni kafen, shtoni një lugë gjelle sheqer, një lugë të vogël rum sipas dëshirës dhe përzieni.

Për dekorin

Zgjidhni gota të vogla ose kupat tuaja të preferuara dhe shtoni me anë të një luge shtresën e parë të kremit.

Po aty, sipër vendosni një rreth nga keku që pretë më parë, lageni me pak kafe dhe sërish shtoni një lugë krem.

Në fund dekoroni me kubikët e Pandorës që përgatitët, lagini me pak kafe she spërkasni me kakao pluhur.

Tani mund ta shërbeni tiramisunë tuaj të veçantë e mjaft të thjeshtë ose mund ta ruani për disa ditë në frigorifer.

Lini një përgjigje