29.5 C
Tiranë
HomeArgetim"Tik Tok" çmendi botën me lojën e verës (edhe për të rritur)/...

“Tik Tok” çmendi botën me lojën e verës (edhe për të rritur)/ Po ju e keni ‘Pop it’ në duar?

I mbani mend paketimet e disa objekteve që kur ishim të vegjël i kishim aq fiksim prej flluskave që i plasnim pafund. Epo dikujt i ra në mendje të krijonte një lodër të ngjashme me qeset plastike që na argëtonin kur ishim të vegjël.

‘Pop It’ është thjesht një disk silikoni që ka forma flluskash të cilat mund t’i fusni në një anë dhe t’i nxirrni tek tjetra, e të luani pafundsisht me to. Vijnë në forma dhe ngjyra të ndryshme, por thelbi është i njëjtë. Loja u bë e njohur në ‘Tik Tok’, ku hashtagu përkatës ka marrë mbi 3.3 miliardë shikime.

Kjo lojë ama ka disa përfitime për fëmijët, ndaj këshillohet pasi ndihmon për përqëndrimin e veçanërisht për fëmijët që kanë çrregullime. Gjithashtu loja ndihmon në fokusimin dhe menaxhimin e emocioneve. Për të luftuar stresin, së fundmi është përdorur shumë dhe nga të rriturit.

Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje