Tifozë të acaruar të Barcelonës e rrethojnë Antoine Griezmannin jashtë Camp Nout dhe i kërkojnë që…

0
10
Antoine Griezmann

Disa tifozë të acaruar të Barcelonës e kanë rrethuar Antoine Griezmannin sa ishte duke kaluar me makinën e tij jashtë Camp Nout.

Ylli francez nuk po kalon kohë të mira te skuadra katalunase, që kur kaloi nga Atletico Madridi në verën e vitit 2019 për 120 milionë euro.

E gjitha kjo ngjarje ndodhi për shkak se 29-vjeçari nuk po tregon një bashkëpunim të mirë me kapitenin e klubit, Lionel Messi.

Griezmann në vitin e kaluar e kishte pranuar se nuk po arrinte të ndërtonte një marrëdhënie të mirë me ylli argjentinas – pasi vështirë që edhe bisedojnë mes vete.

Tensionet më shumë u rritën edhe në javën e kaluar, kur gjyshi i Griezmannit tha se stërvitjet te Barcelona ishin të dizajnuara që Messin të paraqitej mirë.

Nga kjo situatë e krijuar, tifozët kanë filluar të acarohen me francezin dhe kanë kërkuar nga ai që të tregojë më shumë respekt për 33-vjeçarin.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë lidhet me një largim nga Camp Nou në fund të këtij edicioni dhe duket se përkrahësit e Barcelonës nuk duan që një gjë e tillë të ndodhë.

Burimi: Telegrafi

Leave a Reply