Të gjithë e kemi në shtëpinë tonë/ Kjo pajisje konsumon energji elektrike sa frigoriferi

0
2

Kur blini një router duhet t’i kushtoni vëmendje efikasitetit të energjisë dhe të siguroheni që ai të ketë konsumin më të ulët të mundshëm të energjisë kur është i aktivizuar apo në stand-by.

Kur mendoni për gjërat të cilat në shtëpinë tuaj shpenzojnë shumë rrymë, ndoshta nuk keni në mendje një router modest të lidhjes së internetit.

Mirëpo, nëse e lini gjithë ditën të aktivizuar, do të shpenzojë rrymë sa edhe frigoriferi, transmeton Telegrafi.

Prandaj, do të duhej t’i kushtoni kujdes efikasitetit energjetik të rotuerit para se ta blini dhe të bindeni që ka shpenzimin më të vogël të mundshëm të energjisë kur është i kyçur dhe në stand-by mode.

Agjencia Federale Gjermane e Mbrojtjes së Ambientit (UBA) konstaton që kjo është posaçërisht e rëndësishme nëse rotueri nuk mund të shkyçet, sepse me të përdoret linja telefonike.

Nëse është kështu, këshilloheni që të gjeni një router i cili ka opsionin që së paku të fiket wi-fi kur nuk është në përdorim.

Leave a Reply