9 C
Albania
Wed, 14 April, 2021

Të gjithë duan album nga Rihanna, por mesa duket ajo ka plane të tjera

Vitin e Ri, këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Rihanna vendosi të ndajë disa foto ku shfaqej e veshur me fundin dhe bluzën plot shkëlqim, shoqëruar me fjalët: “Vendimet për Vitin e Ri: të kapërcejmë çdo pengesë”.
Ndërsa Rihanna ka festuar, fansat i kanë kërkuar diçka tjetër në komente. Ata duan të gjithë që këngëtarja të sjellë një album të ri muzikor, të cilin kanë vite që ia kërkojnë. “Rezolucionet për vitin e ri duhet të jetë publikimi i albumit”, i komentoi dikush këngëtares. Sakaq nuk vonoi përgjigja e këngëtares.
“Ky është si koment i 2019-s. Rrituni”, ka shkruar Rihanna.
Fansat kanë shumë kohë që i luten këngëtares për një album, por ajo nuk ka dhënë asnjëherë një datë ekzakte se kur mund ta sjellë. Vitin e shkuar ajo tregoi se i pëlqen që të luajë këtë lojë me ndjekësit e saj, ndaj me shumë mundësi albumi mund të vonohet.

Burimi: revistawho.com

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,984FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit