Taksistët presin me orë të tëra për një pasagjer brenda Tiranës, asnjë telefonatë nga rrethet

0
14

Qeveria hapi këtë të hënë levizjen për taksitë mes qyteteve, por drejtuesit e automjeteve në Tiranë thonë se nuk kane marre asnje telefonte nga rrethet. Sipas takstistëve punë nuk ka pasur as javën e shkuar, gjatë lejimit të qarkullimit në Tiranë . Një nga punonjësit e taksive është shprehur se ka 5 orë në pritje dhe nuk ka kryer asnjë lëvizje.

Nuk është i vetmi taksist në këtë gjendje pasi ka dhe shumë të tjerë në vendqëndrimin  e taksive ne rrugët e kryeqytetit

“Kemi dalë, por nuk ja vlen pasi nuk ka interes dhe për një rrugë nuk ja vlen fare”, është shprehur një nga taksistët.

Një tjetër thekson se gati të gjithë taksitë thuajse bëjnë vetëm një rrugë.

Shërbimi taksi është në funksion prej një jave, shoferët  thonë se përdorimi i taksive ka rënë ndjeshëm, pasi  ai lidhet drejtpërdrejtë me levizjen e njerëzve.

Për orë të tëra ata rrinë nën rrezet e diellit duke pritur që tu shërbejnë qytetarëve.

Megjithëse zyrtarisht nga kjo e hënë ata mund të lëvizin lirisht edhe ndërqytete, këtë hapje nuk e shohin si zgjidhje

Leave a Reply