19.7 C
Albania
Sat, 19 June, 2021

Sulm i armatosur në Sudan/ Të paktën 48 të vrarë dhe 97 të plagosur

Të paktën 48 vetë u vranë dhe 97 të tjerë u plagosën në një sulm nga milicitë e armatosura në El Gjeninë, kryeqyteti i Shtetit Darfur në Perëndim të Sudanit, njoftoi të dielën agjencia zyrtare e lajmeve SUNA.

“Ngjarjet e përgjakshme po vazhdojnë ende në qytetin e El Gjeninës duke filluar nga e shtuna në mëngjes, që la rreth 48 njerëz të vdekur dhe 97 të plagosur sipas statistikave” citoi SUNA të thoshte Komiteti i  Mjekëve në shtetin Uest Darfur.

Komiteti i kërkoi qeverisë të sigurojë mjete transporti të shoqëruara nga forcat e sigurisë dhe kujdeset mjekësor, sipas raportit. Ndërkohë, Këshilli i Ministrave dërgoi një delegacion urgjent të nivelit të lartë në El Gjeninë për të ndjekur situatën dhe për të adresuar çështjen për të rivendosur qetësinë dhe stabilitetin në shtet.

Delegacioni, i udhëhequr nga Prokurori i Përgjithshëm Taj Al-Sir Ali Al-Hebr, përfshin përfaqësues të organeve të sigurisë, ushtrisë dhe gjyqësorit. Ndërkohë, autoritetet lokale në Uest Darfur vendosën të shtunën një shtetrrethim në prag të incidenteve.

Guvernatori i Shtetit Uest Darfur, Mohamed Abdalla Al Doma vendosi të caktojë forcat e rregullta për t’i dhënë fund dhunës së filluar nga një përleshje midis dy qytetarëve në El Gjeninë, në të cilën njëri prej tyre u vra.

Burimi: Balkanweb

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit