30.7 C
Albania
Sun, 20 June, 2021

Studimet britanike: Vaksinat e Pfizer dhe AstraZeneca, mbrojnë nga infektimi që me dozën e parë

Shanset për t’u infektuar me Covid-19 bien ndjeshëm pas dozës së parë të vaksinave AstraZeneca apo Pfizer.

Studimet e zyrës së statistikave dhe universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe, treguan se vaksinat janë njësoj të efektshme tek të gjitha grupmoshat, përfshirë ata mbi 75 vjeç dhe personat me probleme shëndetësore.

Dy studimet, ende të papublikuara, janë më të mëdhatë e realizuara deri më tani, pasi bazohen tek të dhënat e testimit të 370 mijë qytetarëve britanikë. Në njërin prej tyre thuhet se qytetarët e vaksinuar me një dozë të vetme të Astrazenecas apo Pfizer dhe Biontech kishin një mbrojtje prej 65% ndaj koronavirusit.

Por ata që ishin vaksinuar me Pfizer kishin 90% me pak mundësi për t’u prekur nga Covid-19.

“Mbrojtja nga infektimet e reja pas një doze të vetme, mbështet vendimin për të shtyrë afatin mes dozës së parë dhe të dytë deri në 12 javë, për të rritur sa më shumë imunizimin fillestar, për të reduktuar hospitalizimet dhe vdekjet”, shprehet dr. Koen Pouwels, studiues në Universitetin e Oksfordit.

3 javë pas marrjes së vaksinës, nga dhjetori deri në fillim të prillit, infektimet me simptoma ranë me 74%, ndërsa infektimet asimptomatike me 57%. Të dyja studimet treguan se të dyja vaksinat ishin të efektshme kundër varioanit britanik, i cili po qarkullonte në atë kohë.

Megjithatë të dhënat sugjerojnë se personat e vaksinuar mund të infektohen sërish e t’ua kalojnë virusin të tjerëve. Kjo gjë, thekson nevojën për mbajtje maskash e distancim social.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit