8 C
Albania
Sun, 18 April, 2021

Stresi publikon bisedat me nënën pas shpalljes në kërkim nga policia për dhunën në protestë/ “Je në moshë të pjekur e nuk të ka hije…”

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka udhëtuar jashtë Shqipërisë, për t’iu shmangur policisë, e cila e shpalli në kërkim për shkak të protestave të dhunshme, pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

Reperi ka bërë një postim në rrjete sociale, nëpërmjet të cilit ka paralajmëruar të gjithë ish-miqtë se do iu bëjë një “diss” të fortë.

Para dy vitesh, reperi paralajmëroi se do të publikonte një këngë të titulluar “Po foli i fundit”, por ky projekt nuk është publikuar ende.
Lidhur me këtë, ditën e djeshme artisti tha se këtë këngë nuk ia kushton kundërshtarëve, por njerëzve të tij që e kanë tradhtuar. Në videot e publikuara nga ai, nuk mungojnë as të sharat.

Por, personi i parë që ka reaguar menjëherë pas këtyre fjalëve, është mamaja e tij.

Edhe pse si gjithmonë i ka dalë në krah, ajo e ka këshilluar Stresin që të heqë dorë nga ky fjalor, sepse tashmë është në moshë të pjekur dhe nuk i ka hije.

Fillo nga pak të heqësh fjalorin e pistë dhe të sharat në story! Djali im, je në moshë të pjekur e nuk të kanë hije tash se ke sedër dhe zemër të madhe. Fillo zemra ime e mundohu me ndryshu pak!”- i shkruan ndër të tjera ajo të birit.

Krah fotos që tregon bisedën me Shpresën, nënën e tij, Stresi ka shkruar: “Arsyeja pse nuk dua të jem i keq me njerëzit është nëna ime. Po do vijë dita juaj së shpejti!”

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,969FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit