24.7 C
Albania
Mon, 21 June, 2021

Spitali i Fierit hap dyert për pak ditë/ Ja çfarë paralajmëron Rama

Për pak ditë spitali i ri rajonal i Fierit do të hapë dyert për të pritur pacientët e parë. Deri më tani, janë 424 profesionistë që kanë aplikuar për mjek, infermierë, fizioterapist, imazherist etj.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se ky spital do të jetë “një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë Mandatit të Tretë”

“🔴👩🏻‍⚕️👨🏻‍⚕️424 APLIKANTË për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë Mandatit të Tretë😍”, shkruan Rama.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit