11.5 C
Tiranë
HomeHistoriSot përkujtohet Masakra e Borovës e vitit 1943

Sot përkujtohet Masakra e Borovës e vitit 1943

Sot përkujtohet Masakra e Borovës e vitit 1943.

U krye nga nazistët gjermanë më 6 korrik 1943, në fshatin Borovë të Kolonjës, si kundërpërgjigje ndaj rezistencës që populli dhe forcat partizane i bënë një divizioni gjerman që hyri në tokën shqiptare nga Greqia. Është masakra e parë dhe më e madhe që nazistët gjermanë kryen ndaj popullsisë civile në Shqipëri në vitet e Luftës së II Botërore.

Ata rrafshuan fshatin Borovë dhe vranë 107 veta, ndër të cilët gra, fëmijë deri 16 vjeç, pleq e plaka dhe njerëz të tjerë të pambrojtur.

Masakra e Borovës ngjalli një urrejtje dhe revoltë në mbarë popullin shqiptar. Borova u bë simbol i sakrificës së popullit shqiptar në Luftën e II Botërore.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,565FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment