11.5 C
Tiranë
HomeSportSot dy gjysmëfinale: Do të mësohet se kush kalon në finalen e...

Sot dy gjysmëfinale: Do të mësohet se kush kalon në finalen e Kupës së Kosovës

Këtë të Mërkurë (sot) do të zhvillohen dy përballje mjaftë interesante në Kupën e Kosovës, aty ku përcaktohen dy skuadrat që kalojnë në finale.

Feronikeli do të jetë nikoqir i Ballkanit, derisa Drenica do të pres Prishtinën, e që pritet të jenë takime mjaftë interesante.

Për dallim nga bardhekaltrit që kanë përfunduar punë me skuadrën nga Skenderaj me rezultat 3-0 nga ndeshja e parë, në Drenas do të përcaktohet fituesi, shkaku që takimi ishte mbyllur 0-0 në Therandë.

Drenica do të kërkojë të bëjë mrekulli, shkaku që në futboll asgjë nuk është e përfunduar, mirëpo vëmendja do të jetë te derbi mes Feronikelit dhe Ballkanit.

Të dy klubet po kalojnë nëpër formë të mirë, edhe pse për skuadrën që udhëhiqet nga Ismet Munishi nuk po shkojnë gjërat si duhet, shkaku i dy barazimeve në dy ndeshjet e fundit.

Kujtojmë se skuadra që arrin të marrë në duar trofeun e dytë më të rëndësishme në Kosovës, kualifikohet direkt për në Ligën e Evropës.

Dy takimet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës fillojnë në orën 16:30.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,565FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment