Skandali i trafikut të arabëve në Shqipëri, pezullohet drejtoresha dhe zyrtarë të Policisë Kufitare, kishin lidhje me skemën kriminale (EMRAT)

0
91

Pas publikimit të skandalit mbi trafikun e arabëve në Shqipërinë, ka ardhur reagimi nga ana e Policisë së Shtetit. Burime për mediet bëjnë me dije se sot është marrë masa “pezullim nga detyra” për drejtoreshën e kufirit dhe emigracionit, Tiranë, si dhe për gjithë zyrtarët e lartë në Policinë Kufitare.

Të pezulluarit janë: Enekeleda Toska, drejtoreshë e kufirit dhe emigracionit, Tiranë. Altin Hasani, Shefi i sektorit, Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit Adelina Lita, Specialiste.

Ditën e djeshme u bë publik një investigim i emisionit Top Story, në lidhje me trafikun e paligjshëm të shtetasve arabë në Shqipëri. Ata kanë zbuluar se kush janë njerëzit në Shqipëri që organizojnë këtë lloj trafiku të paligjshëm dhe si janë të lidhur ata me zyrtarët e lartë shtetërorë. Teksa gazetarët e Top Story merrnin në pyetje  denoncuesit arabë, në dritë kanë dalë emra zyrtarësh të lartë.

“Amir, Mustafa, Rami, Samiu”, tregon Salem Shehabeldin, emigrant.

 Mes disa trafikantëve arabë të cilët përmenden më sipër, rezulton edhe një person me emrin Sami.

“Ky është Sami?

“Po ky është Samiu. Po, po, ky është Zoti Sami. Më ka propozuar që të bashkëpunojmë për të sjellë njerëz të tjerë nga Egjipti për t’i çuar në Itali, Rumani etj”, tregon Salem Shehabeldin, emigrant.

Nga vëzhgimi u vu re se Sami Hoxha ka lidhje të forta me policinë e kufirit. Faktikisht gruaja e tij është drejtoreshë në “Drejtorine Raionale te Kufirit dhe Migracionit, Tirane”. Ajo quhet Enkeleda Toska dhe e mban këtë detyrë që nga Shkurti i vitit 2018.

Përveç përfshirjes së bashkëshortit së Drejtoreshës së Kufirit në Policinë e Shtetit, Enkeleda Toksa, Top Story zbuloi edhe fije të tjera. Një nga emigrantët që Top Story intervistoj, na tregon se në zyrën e Samiut ka parë edhe një zonjë tjetër që punon më të.

Gazetari: – Kjo është Suela? A e ke parë ndonjëherë këtë person?

Emigranti: – Po po e kam parë. Punon me Samiun, në Zyrën e tij. Punon me Samiun.

Kjo zonjë quhet Suela Kacabani. Ajo në fakt është motra e Enkeleda Toskës dhe kunata e Sami Hoxhës. Çuditërisht edhe ajo bën të njëjtën punë si kunati i saj. Ajo është e regjistruar në QKB si person fizik. Objekt i aktivitetit të saj parësor është konsulenca dhe rekrutimi për punësim brenda dhe jashtë vendit.

Gjithashtu, u zbulua se edhe drejtori i mëparshëm i kufirit dhe emigracionit, kishte lidhje dhe ishte i përfshirë në këtë skemë trafiku të paligjshëm të emigrantëve.

Leave a Reply